Aktualitet

Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, dyshohen se janë të ardhura nga veprimtaria kriminale në Angli

Personit të hetuar, emri i të cilit nuk është bërë me dije, i janë sekuestruar 1 apartament dhe 2 garazhe.

k.m.

Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, dyshohen se

ELBASAN- Një personi, i identifikuar me inicialet L.C., i është konfiskuar pasuria pasi dyshohet se ishte me produkt i veprimtarive të paligjshme. Personit të hetuar, emri i të cilit nuk është bërë me dije, i janë sekuestruar 1 apartament dhe 2 garazhe.

NJOFTIMI I PROKURORISË SË ELBASANIT: 

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

• Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, ne qytetin e Elbasanit; • Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; dhe • Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB