Aktualitet

“Mollë sherri”, një vajzë! Konflikti mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari, plagoset shoku i tij (EMRI)

Një 21-vjeçar shqiptar është gjetur nga policia i plagosur dhe dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej që të ndihmonte viktimën.

F.I
“Mollë sherri”, një vajzë! Konflikti mes
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat  italiane raportojnë se gjatë konfliktit, si pasojë e plagëve të marra me thikë një prej shqiptarëve ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, më 8 maj, midis rrugës Corridoni dhe Baracca në Prato. Viktima është Vladimir Lleshi, 35 vjeç.

Ndërsa një 21-vjeçar shqiptar është gjetur nga policia i plagosur dhe dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej që të ndihmonte viktimën. 21-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Nga informacionet e para raportohet se sherri kishte lindur për shkak të një vajze. Ata e kishin lënë të takoheshin me Vladimir Leshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Kjo çoi në një grindje që rezultoi fatale për 35-vjeçarin. Dyshohet se të rinjtë sulmuan Lleshin dhe më pas u larguan me vrap.

Dy të rinj shqiptarë të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë aktualisht nën hetim si të dyshuar, ndërsa thika e përdorur në sulm nuk është gjetur ende. Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati dhe kërkimet për kapjen e tij vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB