Aktualitet

Kontrabanda e naftës nga Tunizia në Durrës, arrestohet njëri prej organizatorëve (EMRI)

Në anijen e parë më 13 janar Policia sekuestroi 670 mijë litra naftë në portin e Durrësit, ndërsa u arrestuan 3 persona.

F.I
Kontrabanda e naftës nga Tunizia në Durrës, arrestohet njëri
pamje nga operacioni

DURRËS-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ari i zi” është ndaluar 59-vjeçari Eduart Skora, i cili ishte shpallur në kërkim si një nga organizatorët e dyshuar të kontrabandimit nga Tunizia të 670 000 litrave naftë. Skora në bashkëpunim me shtetasin në kërkim F. B. ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Ndalohet njëri nga organizatorët e kontrabandimit nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale që po kryhen në kuadër të operacionit “Ari i zi”, të zhvilluar në portin e Durrësit më datë 12.01.2025, nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe DVKM Durrës, ka vijuar puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.= dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, E. S., 59 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

59-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B. (aktualisht në kërkim), ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

Gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B., si dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojme se gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Gjykata ka vendosur arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë, në të cilat u gjetën 1 mijë tonë naftë kontrabandë. Në anijen e parë më 13 janar Policia sekuestroi 670 mijë litra naftë në portin e Durrësit, ndërsa u arrestuan 3 persona. Karburanti vinte nga Tunizia me anijen që mbante flamur të Tanzanisë, 'Aya Zanouby'. Në vijim të operacionit një ditë më pas Policia sekuestroi 400 mijë litra naftë në depot e ballastrave në anijen "Besart"./ZËRI

Poll

MOS HUMB