Aktualitet

Mbi 1 mijë tonë naftë kontrabandë në Durrës, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

Gjykata ka vendosur arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë

F.I
Mbi 1 mijë tonë naftë kontrabandë në Durrës, lihen
pamje nga operacioni

DURRËS-Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua sot seanca gjyqësore për të përcaktuar masat e sigurisë në ngarkim të marinarëve të dy anijeve të bllokuara për kontrabandë nafte në kuadër të operacionit policor "Ari i zi". Gjykata ka vendosur arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë, në të cilat u gjetën 1 mijë tonë naftë kontrabandë. Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në anijen e parë më 13 janar Policia sekuestroi 670 mijë litra naftë në portin e Durrësit, ndërsa u arrestuan 3 persona. Karburanti vinte nga Tunizia me anijen që mbante flamur të Tanzanisë, 'Aya Zanouby'. Në vijim të operacionit një ditë më pas Policia sekuestroi 400 mijë litra naftë në depot e ballastrave në anijen "Besart".

/ZËRI

Poll

MOS HUMB