Aktualitet

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja çfarë iu gjet të dënuarve

Sasia e drogës prej 5 qesesh, i ëhtë gjetur poshtë bluzës të dënuarit A.M., gjatë kontrollit në skaner.

F.I
Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja
SEKUESTRIMET

FIER-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Fierit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar: 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme. Sasia e drogës prej 5 qesesh, i ëhtë gjetur poshtë bluzës të dënuarit A.M., gjatë kontrollit në skaner.

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Kontroll blic në burgun e Fierit! Alkool, drogë dhe 10 telefona, ja

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet në IEVP Fier

Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut në DPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara kanë vijuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Në kuadër të këtyre masave, Forcat Operacionale të DPB-së kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar: 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e procedurave të mëtejshme. Ndërkohë, gjatë një kontrolli të kryer nga strukturat e vetë IEVP Fier, të dënuarit A.M., gjatë verifikimit në skaner, iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje. Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe specialistët e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në veçim.

Poll

MOS HUMB