Aktualitet

Alkool, armë dhe…! 17-vjeçari u plagos me plumb në kokë, si tentuan ta fshinin ngjarjen të rinjtë: E gjetëm në oborr

Dyshohet se 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr

F.I
Alkool, armë dhe…! 17-vjeçari u plagos me plumb në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate mbrëmjen e kaluar, ku një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri nga shoku i tij. Katër të rinjtë e përfshirë në ngjarje ishin mbledhur mbrëmë në banesën e 19-vjeçarit, Rigers Sylaj.

Të rinjtë ishin duke konsumuar alkool dhe në një moment 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ja treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17-vjeçar. Ky i fundit ka marrë një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr, pasi shtëpia është private, dhe kanë njoftuar ambulancën.

Dyshohet se 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr pasi shtëpia është private dhe kanë njoftuar ambulancën. Fillimisht ata kanë pohuar se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por teksa janë marrë sërish në pyetje kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa 19-vjeçari Sylaj po u tregonte pistoletën.

Lidhur me rastin është arrestuar 19-vjeçari dhe dy shokët e tij përkatësisht 20-22 vjeç, ndërsa adoleshenti i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Poll

MOS HUMB