PAMJE NGA VENDNGJARJA
DURRËS-Omar Faruk, është i riu nga Bangladeshi, që humbi jetën nga asfiksia, si pasojë e zjarrit që përfshiu fabrikën ku prodhoheshi skafe, në Fllakë të Durrësit. Nga zjarri mbeti i plagosur edhe kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Zjarri ra në ambientet e gatimit të magazinës, ku edhe dy punëtorët ishin duke fjetur. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një bombol gazi. Burime paraprake bëjnë me dije se punonjësit e huaj ishin të pajisur me kontrata të rregullta pune, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Poll