pamje nga burgu
FUSHË-KRUJË-Nje aksion i befasishëm nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, po zhvillohet në burgun e Fushë-Krujës. Gjatë kontrolleve në ambjentet e burgut sipas pamjeve të siguarua nga ZËRI janë gjetur dhe sekuestruar disa aparate celularë, karikues, një kaçavidë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Një bilanc i detajur pritet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Aksioni është në vazhdën e aksioneve të zhvilluara në burgjet e tjera të vendit dhe objektiv janë sendet e kundërligjshme si: thika të improvizuara, telefona, lëndë narkotike etj.
Poll