Aktualitet

Korridori VIII/ IKMT në aksion: shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, 4 prej tyre pa leje ndërtimi (VIDEO)

Kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, ka publikuar pamje nga aksioni dhe ka bërë të ditur se objektet e shembura janë ndërtesa një dhe dykatëshe.

zh.ll
Korridori VIII/ IKMT në aksion: shemb 7 objekte në aksin
pamje nga aksioni

ELBASAN- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë sot një aksion në zonën e Elbasanit, duke shembur 7 objekte në kuadër të punimeve për projektin infrastrukturor të Korridori VIII, në segmentin Elbasan–Papër.

Kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, ka publikuar pamje nga aksioni dhe ka bërë të ditur se objektet e shembura janë ndërtesa një dhe dykatëshe. Sipas tij, për tre prej tyre është kryer shpronësimi për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë pa leje dhe pa tituj pronësie.

"7 objekte u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër. Objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre, në zbatim të ligjit, është kryer shpronësimi për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton pa leje dhe pa tituj pronësie", ka shkruar Afrim Qendro në postimin e tij në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB