Aktualitet

Kreu i Ballit Kombëtar, Artur Roshi paraqitet në SPAK

Deri më tani nuk bëhet me dije se përse Roshi është paraqitur në ambientët e SPAK.

I.F
Kreu i Ballit Kombëtar, Artur Roshi paraqitet në SPAK
Artur Roshi

TIRANË- Ish-deputeti dhe Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi, u thërrit sot në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai qëndroi rreth 3 orë në SPAK dhe pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, tha se nuk ka dëshirë të flas për mediat.

Ndërsa, më tej ai shtoi se nuk mendon se është nën hetim, por u pyet për një pretendim të ngritur nga ana e tij pë një ndërtim në qytetin e Sarandës.

“Nuk është se kam ndonjë interes për t’u shprehur para mediave, por meqë ju këmbëngulni, unë them se ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës. Në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës. Thjesht dhashë përgjigje për këto. Nuk besoj që jam nën hetim”, deklaroi ai.

Kujtojmë se në vitin 2022 Roshi u dënua nga Gjykata e Posaçme me një gjobë prej 800 mijë lekë, pasi akuzohej për shpifje dhe fyerje ndaj Ardit Cikulit.

Konflikti mes dy palëve nisi, pasi Roshi akuzoi Cikulin se ai kishte bllokuar rrugën pranë shtëpisë së tij dhe kishte ndërprere ujin e pijshëm që furnizohej objekti i tij. Asokohe, Roshi tha se Cikuli ndërpreu ujin e pijshëm me justifikimin se linja kalonte në pronën e tij. Por, pas hetimeve GJKKO dënoi me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin. Ai do të paguante gjobën me këste 25 mijë lekë për 32 muaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB