Aktualitet

Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa 3 orë në SPAK, hesht para mediave

Ende nuk dihet se përse është thirrur.

k.m.
Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa 3 orë në SPAK, hesht para
Eriselda Sefa

TIRANË- Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Qytetarja e parë e Lushnjes ka dalë nga SPAK, pas më shumë se 3 orësh. Edhe pse u rrethua nga mediat për të bërë një sqarim ose për të treguar se përse ishte thirrur nga SPAK, Sefa zgjodhi që të mos bënte asnjë koment për mediat.

Dyshohet se ka lidhje me padinë e marsit të vitit të shkuar.

MOMENTI ME VIDEO:

Devis Leshi, aksioner i një shkolle private në Lushnje, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbeheshin disa dhjetëra metra katror tokë përmes rikonstruksionit të rrugës “Vathë Korreshi”. Sipas Leshit, Bashkia Lushnje po tentonte që t'i futej padrejtësisht në oborrin e shkollës, pasi gjurma origjinale e projektit prekte pronën e një zyrtareje të bashkisë. Ndër të tjera në denocimin e tij, ai shprehej se kryebashkiakja e Lushnjes e kishte kërcënuar.

Ndaj edhe ka dyshime se kryebashkiakja është thirrur sot në SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me pretendimet e pronarit të tokës. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë thirrur për t'u marrë në pyetje lidhur me çështjen e deputetit socialist, Bujar Çela. Ky i fundit po hetohet për 3 vepra penale për shpërthimin e 1 marsit 2024 në kapanonin e tij, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë. Edhe pse me 3 akuza, deputeti është ende në liri, ndërkohë që i vetmi i arrestuar është Leonard Gjini, sipërmarrës 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”. Gjini akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë që solli edhe viktimat./ZËRI

Poll

MOS HUMB