Aktualitet

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet sërish në SPAK

Kjo është e hera e tretë që Bufi shkon në Prokurorinë e Posaçme.

F.I
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet sërish në SPAK
Majlinda Bufi

TIRANË-Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ende nuk dihet se për cilën çështje është akuzuarar, ndërsa kjo është e hera e tretë që Bufi shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Herën e fundit që ajo ishte në SPAK, Bufi dha shpjegime për investigimin nga "Piranjat", ku shfaqej kryebashkiakja e Roskovecit që i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës. Ndërsa në një rast të dytë, Bufi i kërkonte llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Edhe PD ka bërë një kallëzim penal për të në SPAK, ku e akuzon Bufin për penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB