Aktualitet

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Erion Isai paraqitet në SPAK, "kyç" gojën para gazetarëve

Pasi u mor në pyetje për rreth 2 orë, Isai ka dalë nga ambientet e SPAK, duke mos dhënë asnjë deklaratë për gazetarët në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

zh.ll
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Erion Isai
erion isai ne spak

TIRANË- Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në SPAK. Pasi u mor në pyetje për rreth 2 orë, Isai ka dalë nga ambientet e SPAK, duke mos dhënë asnjë deklaratë për gazetarët në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

Poll

MOS HUMB