Aktualitet

Kryepeshkopi Janullatos ende në gjendje kritike për jetën, çdo orë që kalon është kritike

Edhe pse kanë kaluar 19 që nga shtrimi i tij në spitalin “Evangelismos”, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

k.m.
Kryepeshkopi Janullatos ende në gjendje kritike për jetën,
Anastas Janullatos

GREQI- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos vazhdon të jetë kritike. Edhe pse kanë kaluar 19 që nga shtrimi i tij në spitalin “Evangelismos”, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Mediat greke, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimet më të fundit lidhur me shëndetin e 95-vjeçarit, raportojnë se kryepeshkopi është ende i intubuar, në tepartin e Kujdesit Intensiv (ICU).

Mjekët ende po tentojnë që ta zgjojnë, por nuk ia kanë dalë deri më tani. Kur kanë kaluar 9 ditë nga operacioni për të trajtuar gjakderdhjen nga trakti i poshtëm i tretjes, mjekët ende nuk kanë mundur ta zgjojnë kryepeshkopin, pavarësisht përpjekjeve intensive të përditshme.

Por çdo orë që kalon pa zhvillime pozitiv është kritike.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike. Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe tashmë konsiderohet kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB