Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, 3 orë në SPAK: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Golemi ka qëndruar rreth tre orë në ambjentet e Prokurorisë, ndërsa ka deklaruar se ka dëshmuar si person në djeni, por nuk dha shpjegime për cilën çështje bëhej fjalë.

F.I
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, 3 orë në
Flamur Golemi

GJIROKASTËR-Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK. Golemi ka qëndruar rreth tre orë në ambjentet e Prokurorisë, ndërsa ka deklaruar se ka dëshmuar si person në djeni, por nuk dha shpjegime për cilën çështje bëhej fjalë.

"Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, -u shpreh kryebashkiaku i Gjirokastrës.

Poll

MOS HUMB