Aktualitet

Prokuroria e Durrësit merr zyrtarisht në hetim përmbytjet, sekuestron dokumentacionet e bashkisë

Po ashtu është vendosur "sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes' për objektin.

F.I
Prokuroria e Durrësit merr zyrtarisht në hetim përmbytjet,
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen. Shkak për këtë janë bërë hetimet që po zhvillon kjo prokurori, pas përmbytjeve në muajin Janar në qytet. Prokuroria ka nisur hetimet për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë vendimin për sekuestrimin e të gjitha provave materiale.

Më konkretisht është sekuestruar "dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim' për objektin. Po ashtu është vendosur "sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes' për objektin.

“1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin "Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit "Erzen".

1.2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin "Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit "Erzen".


2. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t'i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.

3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni. 4. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t'i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së Durrësit të firmosur nga prokurorja e çështjes Suela Beluli.

Poll

MOS HUMB