Aktualitet

Kufizimet nga Banka e Shqipërisë, gazetari: Banka e Shqipërisë po amniston pastrimin e parave në ndërtim, siç bënte me mikrokreditë

Sipas Bushkolajt, ky rregull lehtëson thjesht pastrimin e parave, ndërsa çiftet dhe familjet e reja iv endos akoma më shumë në vështirësi.

F.m
Kufizimet nga Banka e Shqipërisë, gazetari: Banka e
Gazetari Elkier Bushkollaj

TIRANË- Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për blerjen e shtëpive me kredi ka ngjallur mjaft interes për qytetarët, të cilët planifikojnë të krijojnë një familje apo për çiftet e reja që nisin bashkëjetesën. Gazetari Elkier Bushkollaj, i ftuar në Syri TV, e lexon këtë kufizim si një aministim të pastrimit të parave në ndërtimin e kullave, duke qenë se rregullat e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë kërkojnë që të ulet përqindja e financimit dhe që personi që ka në plan të blejë një banesë, të ketë më shumë para gjendje. Sipas Bushkolajt, ky rregull lehtëson thjesht pastrimin e parave, ndërsa çiftet dhe familjet e reja i vendos akoma më shumë në vështirësi.

“Nëse ti lexon raportet ndëkombëtare, ato shprehen qartë që sot fuqia e bandave shqiptare nuk është se janë më të dhunshme se bandat e tjera, as më të forta, sepse ne nuk kemi lidhje me grupet e tjera, 'Ngangheta apo kushdo qoftë, pavarësisht pompimit që bëhet nga mediat. Por, kanë një avantazh të madh, portet shqiptare që u janë vënë në dispozicion, kanë avantazhin që nuk u janë mbyllur kalimet për në Mal të Zi, për në Greqi, apo Maqedonisë së Veriut, apo për ta ndërprerë rrugën e vjetër të heroinës që vijon prej 30 vitesh. Kanë dhe suportin e institucioneve financiare, rasti konkret, Banka e Shqipërisë sot po amniston pastrimin e parave në ndërtim, siç bënte me mikrokreditë. Dhe sot vendoset kufizime për çiftet e reja që blejnë një banesë me kredi dhe nuk vendoset për gjithë këto ndërtime e kulla që bëhen çdo ditë në mes të Tiranës dhe askush nuk bën transparencë për financimet e tyre,”- shprehet Bushkolaj.

Poll

MOS HUMB