Aktualitet

Kushtetuesja deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, dërgohet tek Begaj

Gjykata ka konstatuar se mandati i gjyqtares Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025, duke urdhëruar njëkohësisht njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

F.I
Kushtetuesja deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, dërgohet
Sonila Bejtja dhe Bajram Begaj

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka konstatuar se mandati i gjyqtares Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025, duke urdhëruar njëkohësisht njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi:

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025

Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 24.10.2025 -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.

-Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.

-Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuesja deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, dërgohet

Poll

MOS HUMB