Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon ankimimin e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Beqaj kishte kërkuar lirimin nga masa e “arrestit me burg”, duke e konsideruar atë të papajtueshme me Kushtetutën.

F.I
Kushtetuesja rrëzon ankimimin e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në
Ilir Beqaj

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj kishte kërkuar lirimin nga masa e “arrestit me burg”, duke e konsideruar atë të papajtueshme me Kushtetutën.

Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB