FRANCË-Autoritetet franceze kanë dënuar një grup prej dhjetë personash të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në rajonin Morbihan të Francës, pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Vannes.
Mediat e huaja raportojnë se dënimi më i rëndë, gjashtë vite burg, iu dha Redmir Balës, 47 vjeç, i arrestuar në shtator të vitit 2024 në Saint-Jean-Brévelay me 34 kilogramë kokainë në posedim. Hetimet treguan se ai përdorte profesionin e shoferit të kamionit për të transportuar lëndën narkotike drejt Anglisë.
Euglent Kolaj, 27 vjeç, u shpall fajtor për organizimin e shitjeve të kokainës në qytetin Vannes dhe u dënua me pesë vite burg. Dënimet:
Arjet Rumija me katër vite burg,
Osman Rumija dhe Mujo Rumija me nga gjashtë vite burg.
Mujo Rumija rezulton aktualisht në arrati dhe ndodhet në Shqipëri, për të cilin është lëshuar urdhër arresti.
Dënime të tjera u dhanë edhe për:
Gledison Puci dhe Erald Poleshi – nga 30 muaj burg,
Klajdi Kolaj dhe Ergyst Rrgalla – nga tre vite burg,
Armand Murati – një vit burg.
Bashkëshortja e një prej të pandehurve, e akuzuar për pastrim parash, u dënua me nëntë muaj burg me kusht.
Vetëm sasia e kokainës së sekuestruar kishte një vlerë tregu mbi 3 milionë euro, ndërsa autoritetet konfiskuan rreth 200 mijë euro cash. Sipas vlerësimit të gjykatës, ekziston dyshimi se pjesa më e madhe e parave ndodhet në Shqipëri, ku mendohet se qëndrojnë edhe drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal./ZËRI