
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, personat e pandehur për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, duke përdorur si mekanizëm trafikimi lëkurën e gjedheve. Komunikimi i akuzave po iu bëhet të pandehurve gjatë ditës së sotme, ndërsa gjatë zbulimit të laboratorit të drogës, u pre fletëarresti për 10 persona.
Ndarja e kokainës do të bëhej në një laboratorët në zonën e Qerekës në Krujë. Në bazë të hetimeve SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, e konkretisht në shtator dhe në nëntor, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se kishte edhe kokainë.
Gjatë kontrolleve në laboratorin në Qerek në atë kohë u gjetën 850 lëkurë të kriposura bagëtish. Për të bërë ndarjen e lëndës narkotike nga lëkura do të vinin shtetas të huaj të cilët ishin të specializuat për këtë pjesë. Në atë kohë SPAK firmosi 10 urdhërarreste mes tyre 3 të huaj.
10 të akuzuarit për laboratorin e kokainës u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK e agjentët spanjollë më 15 dhe 16 Nëntor të vitit 2024.Gjatë dëshmisë para togave të zeza, shtetasi nga Venezuela u shpreh se “Kam ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët”. Ndërsa i huaji tjetër është shprehur se kishte ardhur për të blerë rroba të përdorura, pasi pretendon se është tregtar.
SHQIPTARËT E ARRESTUAR
1- Geis Sejfullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
TË HUAJT E ARRESTUAR
1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian
SPAK ka sekuestruar 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) lëndë narkotike e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg kokainë; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM. /ZËRI
