Aktualitet

Plagosja në Orikum, Sildi Velaj u qëllua me 10 plumba, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

I riu po lozte letra me një grup shokësh në pikën e karburantit në Orikum, në momentin që autori, Qerim Bello është afruar me makinë dhe ka qëlluar 10 plumba në drejtim të tij.

F.m
Plagosja në Orikum, Sildi Velaj u qëllua me 10 plumba, niset drejt
Karburanti

TIRANË- Sildi Velaj, 29-vjeçari që u plagos me armë zjarri këtë pasdite është nisur drejt Tiranës pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

I riu po lozte letra me një grup shokësh në pikën e karburantit në Orikum, në momentin që autori, Qerim Bello është afruar me makinë dhe ka qëlluar 10 plumba në drejtim të tij.

Velajn e kanë kapur tre plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ai iu nënshtruar një operacioni në Spitalin e Vlorës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur drejt Tiranës.

Bello është ende në kërkim. Sherri mes tyre mendohet të ketë nisur disa ditë më parë për motive banale.

 

Poll

MOS HUMB