TIRANË- Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë. Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.
Linja e re është e prodhuar nga kompania gjermane KRONES, me teknologjinë me higjenike dhe pa kontakt ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.
Falë këtij investimi, Lajthiza arrin një kapacitet mbushjeje prej mbi 2 milion litra në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon. Sistemi është shumë funksional, i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar.
Site Manager, Z. Craciun Cristian Nicolae: Që nga viti 2008 Kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “Krones” dhe çdo dy vite ka investuar në linja te reja, Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES,, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.
Me këtë investim, Lajthiza ka siguruar një teknologji të avancuar për dekadat e ardhshme.