Aktualitet

“Lengo Group” hodhi në treg 27 kg çokokrem me salmonelë! AKU: Mos e blini, i rrezikshëm

Sipas alarmit të lëshuar nga sistemi europian RASFF, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

F.I
“Lengo Group” hodhi në treg 27 kg çokokrem me
'Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème.

TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dha alarmin për çokokrem me përbërje salmonele i hedhur në treg shqiptar. Prania e këtij bakteri ka rezultuar në produktin “krem lajthie në kakao”, me origjinë nga Gjermania, i hedhur në treg nga “Lengo Group".

Konkretisht në njoftimin e AKU raportohet se “Lengo Group" në administrimin e Vionel Metës dhe në pronësi të Spiro Lengo, Jona Lengo, Grigor Lengo dhe Irma Lengo ka hedhur në treg produktin e rrezikshëm për konsumatorët 'Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème. Konkretish 'Lengo Group" ka importuar nga Gjermania 27 kg krem lajthie me kakao me salmonelë.

“Lengo Group” hodhi në treg 27 kg çokokrem me

“Lengo Group” hodhi në treg 27 kg çokokrem me

Prodhues i produktit është kompania gjermane Bartels-Langness Handelsgesellschaft mbH & Co. Sipas alarmit të lëshuar nga sistemi europian RASFF, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

Poll

MOS HUMB