Aktualitet

"Rokadë" në Burgje, dorëheqje dhe emërime të reja pas kontrolleve në qeli

Në burgun e Reçit është emëruar drejtor Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është rikthyer në Policinë e Shtetit.

zh.ll
"Rokadë" në Burgje, dorëheqje dhe emërime të
foto ilustruese

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka firmosur lëvizje në disa burgje pas kontrolleve të kryera së fundmi në qeli dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme.

Në burgun e Reçit është emëruar drejtor Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është rikthyer në Policinë e Shtetit.

Në institucionin e vuajtjes së dënimit “Jordan Misja”, drejtori i burgut 313 ka dhënë dorëheqjen, ndërsa në drejtim të tij është komanduar Arjan Bozhaj.

Ndryshime ka pasur edhe në paraburgimin e Elbasanit, ku është larguar nga detyra Qazim Hoxha dhe në vend të tij është emëruar Markiz Sallufi. Ndërkohë, në Burgun e Rrogozhinës, Bilal Hasa ka qenë i pezulluar dhe është komanduar Alban Zela në drejtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB