Aktualitet

Lezha në "black out"! Mijëra banorë pa energji elektrike, mungesë edhe uji i pijshëm

Banorët e Lezhës po përmballen me mungesën e energjisë elektrike prej mbrëmjes së të enjtes (30 janar).

F.I
Lezha në "black out"! Mijëra banorë pa energji
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Moti i keq në vend ka sjellë problematika të shumta në qytetin e Lezhës. Banorët e Lezhës po përmballen me mungesën e energjisë elektrike prej mbrëmjes së të enjtes (30 janar). Mijëra qytetarë kanë mbetur pa drita prej orës 23:00.

Situata për ta bëhet akoma më e vështirë për shkak se po përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm. OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, por ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur banorët do t’i kthehen normalitetit. Burime jo zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se vazhdon puna për ndryshimin e transformatorëve në nënstacionin elektrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB