Aktualitet

S'ka qetësi! Tjetër shpërthim, lokali në Fushë Krujë hidhet në erë me tritol, pronari: S'kam konflikte

Policia njofton se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të biznesit.

F.I
S'ka qetësi! Tjetër shpërthim, lokali në Fushë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FUSHË-KRUJË-Orët e para të mëngjesit kanë qenë tronditëse edhe për banorët e Fushë-Krujës, pas një shpërthimi me eksploziv. Lënda plasëse i është vendosur lokal-restorantit "Brazili i Vjetër" në pronësi të shtetasit Bledar Tali.  Pronari nuk njihet si person problematik dhe deklaroi se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri. Ai gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.

Policia njofton se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të biznesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ky është rasti i dytë i shpërthimit me eskploviz ditën e sotme. Në Shkodër një sasi lënde plasëse iu vendos makinës në pronësi të Alban Bushatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB