Aktualitet

'Liria e medias kërkon angazhim', Ambasadori i OSBE në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari

Tarran ndau kritikat se zëri i gazetarëve duhet të dëgjohet dhe se ata duhet të punojnë në kushte të larta etike.

F.I
'Liria e medias kërkon angazhim', Ambasadori i OSBE në
Michel Tarran

TIRANË-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka theksuar rëndësinë e rolit të medias dhe gazetarisë gjatë një konference për Mediat në Evropën Juglindore. Duke iu referuar Shqipërisë, Tarran vlerësoi se janë marrë disa masa për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve, përfshirë edhe rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave dhe detyrimet ligjore. Tarran ndau kritikat se zëri i gazetarëve duhet të dëgjohet dhe se ata duhet të punojnë në kushte të larta etike.

Michel Tarran: Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e medias, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve.

Pjesë e konferencës ishte edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, i cili u shpreh gjatë fjalë së tij se Shqipëria e merr seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

"Të gjithë e dimë mirë: kur gazetaria dobësohet, dobësohet edhe llogaridhënia dhe dezinformimi lulëzon. Aty ku gazetarët heshten, shoqëritë humbasin zërin e tyre. Kur ndodh kjo, nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të medias; preket vetë thelbi i demokracisë" tha Hoxha.

Ndërkohë përfaqësuesi Jan Braathu vuri në dukje se liria e medias është një shtyllë e domosdoshme për demokracinë. Ai nënvizoi se një media e pavarur është jetike për ekzistencën e një shoqërie të lirë dhe demokratike.

Poll

MOS HUMB