Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi.

F.I
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici
Safet Gjici

TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i dënuar për shperdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, është liruar nga burgu. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit, ku arsyetohet se Gjici ka lënë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi. Apeli i Tiranës vendosi që dënimin e mbetur Gjici ta vuajë në shtëpi.

Gjici kishte dorëzuar kërkesën për lirimin nga burgu në Gjykatën e Elbasanit, duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij ka pretenduar se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB