Aktualitet

Në burg bashkë me foshnjën 11-muajshe, lirohet nga qelia 34-vjeçarja

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në Pojskë

F.I
Në burg bashkë me foshnjën 11-muajshe, lirohet nga qelia
pamje nga dhoma ne burgun e pojskes

POGRADEC- Ka lënë qelinë nëna 34-vjeçare e cila së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe ndodhej në IEVP Pojskë për të vuajtur dënimin me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj.

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në Pojskë, ku qëndronte së bashku me foshnjën e saj njëvjeçare. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga avokati mbrojtës Bari Shyti, i cili kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

Rasti ngjalli reagim të gjerë publik dhe institucional, pasi për herë të parë foshnja iu dërgua nënës në ambjentet e burgut. Nëna bashkë me foshnjën u vendosën në ambiente të posaçme, jashtë regjimit të brendshëm të burgut. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë të mitur 7 dhe 2 vjeç mbetën në kujdesin e familjarëve. Ditën e djeshme (22 korrik) Avokati i Popullit vizitoi 34-vjeçaren në burg dhe kërkoi verifikim të plotë të procedurave. Çështja do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore për sa i përket vendimit penal të dhënë ndaj saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB