KORÇË- Këtë të martë në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, është rregjistruar një aksident në zonën e njohur si ‘Dritat e Verdha’, ku një automjet ka përplasur një karrocë fëmije.
Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj, rreth 1 vjeç e gjysmë, kur automjeti goditi karrocën.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
View this post on Instagram
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./ZËRI