Aktualitet

Mali i Tërbunit në Pukë 3 ditë në flakë, mungon ndërhyrja nga ajri

Situata është e vështirë për ekipet në terren, pasi në disa prej vatrave nuk mund të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.

F.I
Mali i Tërbunit në Pukë 3 ditë në flakë, mungon
pamje nga ngjarja

PUKË-Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë prej 3 ditësh nën pushtetin e flakëve. Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me ritme të larta. Situata është e vështirë për ekipet në terren, pasi në disa prej vatrave nuk mund të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.

Atualisht për të vendosur zjarrin në kontroll në terren ndodhen zjarrfikësit dhe forcat e Shërbimit Pyjor. Për situatën kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit. Flakët kanë arritur edhe në pyjet e larta me pisha, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.

Poll

MOS HUMB