Aktualitet

78-ditë protest! Qytetarët protestojnë përpara Kryeministrisë

Qytetarët janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre të si edhe në ditët e kaluara.

M.K.
78-ditë protest! Qytetarët protestojnë përpara
FOTO NGA PROTESTA

TIRANË- Pasditen e kësaj të diele, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skëndërbej” për të nisur protestën e 78-të, e cili zanafillën e ka në 31 maj menjëherë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec. Qytetarët pas grumbullimit, nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë duke përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk mungonin pankartat dhe thirrjet e ndryshme nga qytetarët, të cilët janë bërë bashkë më një qëllimë të përbashkët.

Qytetarët janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre të si edhe në ditët e kaluara. Pritet që edhe mbrëmjen e sotme, protesta e 78-të të mbyllet me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB