Aktualitet

Zjarret në Lurë dhe Dajt vijojnë aktive, dhjetëra efektivë dhe mjete në terren

Në Lurë janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës.

M.K.
Zjarret në Lurë dhe Dajt vijojnë aktive, dhjetëra
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

TIRANË- Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit vijojnë të jenë aktive, ndërsa forcat e angazhuara në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në Lurë janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës. Sipas të dhënave të fundit, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk raportohet rrezik për banesat përreth.

Ndërkohë, edhe në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në këtë zonë janë angazhuar rreth 50 efektivë të tjerë të FA-së, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Nufi shton se vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe po monitorohet, ndërsa në fund shpreh mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura për angazhimin e tyre në terren.

"Forcat e Armatosura në vijën e parë të përballimit të zjarreve! Në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në terren për përballimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e komuniteteve.Lurë, Dibër: 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA, vijojnë operacionin. Aktualisht, banesat nuk rrezikohen. Mali i Dajtit, Tiranë: 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zonat e banuara nuk rrezikohen, ndërsa vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura që ndodhet në terren, për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e treguar në këto ditë të vështira", shkruan Nufi në rrjete sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB