Aktualitet

Mallra kontrabandë/ Arrestohet administratorja e marketit Sarandë, sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike

Gjatë një kontrolli në një market në qytetin bregdetar, u konstatuan mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor.

zh.ll
Mallra kontrabandë/ Arrestohet administratorja e marketit Sarandë,
Porduktet e sekuetruara

SARANDË- Administratorja e një marketi në Sarandë është vënë në pranga, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë një kontrolli në një market në qytetin bregdetar, u konstatuan mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor. Policia sekuestroi 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

Njoftimi:

Sarandë/Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.

✅ Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:

• S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB