TIRANË-Një ngjarje e rëndë u raportua sot në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, ku 56 studentë janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të servirur në drekë. Studentët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al përmbante ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.
Sipas pamjeve të siguruara nga ZËRI, në ushqimin e shërbyer është konstatuar uthull e kontaminuar me krimba.
Lidhur me rastin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle në subjektin furnizues të ushqimit “SORI-AL” dhe në ambientet e përgatitjes së ushqimit. Gjatë inspektimeve janë bllokuar gjithsej 153.2 kg produkte ushqimore dhe 1,350 kokrra vezë. Gjithashtu janë marrë mostra për analiza laboratorike dhe u vendos masa administrative prej 100 mijë lekësh ndaj subjektit për mungesë të gjurmueshmërisë.
Në pranga kanë rënë Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka, kuzhinieri dhe teknologia e kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët, ndërsa është shpallur në kërkim administatorja e kompanisë “SORI-AL”, Alma Tafani./ZËRI