Aktualitet

Anëtari i grupit Bajri i shpëtoi atentatit me 2 viktima! Kontrolle në fisin Lici, policia gjen tre armë zjarri

 Pas daljes nga burgu, Ragip Gila, shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër.

F.I
Anëtari i grupit Bajri i shpëtoi atentatit me 2 viktima! Kontrolle
Erogen Brajoviç dhe Mustafa Lici

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur. Sipas informacioneve, Oranews mëson se gjatë kontrollit janë gjetur tre armë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Mustafa Licit.

Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pas daljes nga burgu, Ragip Gila, shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër. 

Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ku ishin duke pirë kafe. Shënjestër ishte Erogen Bajri allias Vaso, vëllai i Denis Bajrit, por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha dhe nëse është hakmarrje për këtë krim. Fisi Bajri ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjesh mes të dy grupeve kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB