Aktualitet

Matura 2025/ Provimi i fundit, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Si testimet e tjera, edhe provimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

k.m.
Matura 2025/ Provimi i fundit, 27 mijë nxënës testohen në
Foto ilustruese

TIRANË- Rreth 27 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Si testimet e tjera, edhe provimi i sotëm nisi në orën 10:00. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Ashtu si në provimet e tjera u përsërit sërish skema, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza provimeve.

Sërish ministria e Arsimit në një reagim publik, tha se kjo gjë nuk ndikonte në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit, pasi testimi po zhvillohet nën zbatimin e një sërë masash.

Njoftimi i plotë:

Matura 2025/ Provimi i fundit, 27 mijë nxënës testohen në

Provimi i lëndëve me zgjedhje, pjesë e Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e sigurisë dhe publikimi i tezave pasi provimi ka filluar në të gjitha qendrat e testimit nuk e cënon në asnjë moment procesin. Procesi i Maturës Shtetërore është zhvilluar me masa të shtuara sigurie, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, për të garantuar barazi dhe integritet për të gjithë maturantët. MAS është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe ka ngritur strukturat e monitorimit në terren, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe të sigurt për nxënësit tanë. Ministria falenderon të gjithë mësuesit, drejtuesit e shkollave, administratorët e provimeve për angazhimin në mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore.

Në procesin e korrigjimit do të angazhohen mbi 640 mësues.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale. Pas provimit të gjuhës së huaj, të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, të Matematikës, maturantët kanë sot provimin e fundit. Deri më tani, maturantët janë njohur me rezultatet për dy provimet e para, atë të anglishtes dhe gjuhës.

Pasi të ketë përfunduar edhe korrigjimi i testeve të tjera, rezultatet në këto provime, sikundër edhe mesatarja e 3 viteve të gjimnazit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB