Aktualitet

'Mbështes PS, por s'kam marrë prona e vila'! Gaz Paja tregon si u bë investitor strategjik: I kam miq, isha ndërmjetës

Aktori sqaron edhe si u bë investitor strategjik në jug të vendit, ku shprehet se ka qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët, sipas tij, janë miq të tij personalë

F.I
'Mbështes PS, por s'kam marrë prona e vila'! Gaz Paja
Gazmend Paja

TIRANË-Aktori i humorit Gazmend Paja ka reaguar pas incidentit të ndodhur me qytetarët, të cilët e ndaluan teksa ecte në zonën e Kalasë së Tiranës dhe e ofenduan. Në reagimin e bërë në rrjete soaciale aktori ka hedhur poshtë të gjitha kritikat ndaj tij, si dhe ka sqaruar edhe bindjet e tij politike si dhe statusin e fituar atë të investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, me vlerë 13.8 milionë euro në vitin 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Paja shprehet se është "po aq shqiptar sa të gjithë" dhe se, ashtu si çdo qytetar dhe lëndohet kur sulmohet familja e tij, referuar skenës që ndodhi në zonën e Kalasë së Tiranës. Ai pranon se mbështet Partinë Socilaiste, por sipas tij kjo është një bindje personale dhe deklaron se nuk ka përfituar asnjëherë prona, vila, favore apo tendera. 

Aktori sqaron edhe si u bë investitor strategjik në jug të vendit, ku shprehet se ka qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët, sipas tij, janë miq të tij personalë dhe më pas u bë pjesë e kompanisë investuese “Echotec Energy Service”.

REAGIMI I PLOTË:

Une jam po aq Shqiptar sa Ju.

Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen.

Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.)

Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone.

Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.

KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA.

Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie.

Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt.

Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.

Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ.

Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë.

Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie.

Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit.

Kam punuar qe femije.

Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time.

Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte.

As kam marrë prona, as favore, as përfitime.

Më quajnë pjesë të pushtetit.

Do të doja të ishte kaq e lehtë. Po të isha pjesë e pushtetit, ndoshta nuk do të më duhej të punoja kaq shume për të përballuar jetën. Ndoshta nuk do të numëroja çdo shpenzim si çdo shqiptar i zakonshëm. Disa mund të më quajnë gabim për bindjet e mia politike. Është e drejta e tyre. Por askush nuk ka të drejtë të më quajë hajdut vetëm sepse votoj ndryshe.

Une nuk mbeshtes politikane, une mbeshtes njerez qe i Kam njohur perpara politikes, dhe nqs ky eshte gabim i karakterit tim, ashtu Qofte, por Mendoj si shumica juaj, qe kush eshte shok ne dite te mira, ngelet dhe ne dite te veshtira.

Perfytyroni sa miliona nga ne, do të duhej të mbanin mbi supe mëkatet e çdo politikani që kanë votuar. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është urrejtje. Mund të më shani. Mund të më kundërshtoni. Mund të mos më përshëndesni më.

POR MOS DENIGRONI FAMILJEN TIME.

Mos e ktheni demokracinë në linçim.

Unë nuk do t’ju përgjigjem me urrejtje.

Nuk do t’ju përgjigjem me dhunë.

Do t’ju përgjigjem duke vazhduar të punoj, të jetoj ndershmërisht dhe të mbroj të drejtën e secilit për të menduar ndryshe. Sepse bindjet politike ndryshojnë. Qeveritë bien e ngrihen. Por karakteri i një njeriu mbetet. Dhe unë preferoj të humbas një debat politik sesa të humbas njerëzillëkun.

Nuk e keni iden sa e respektoj te drejten per te protestuar Kur dicka s’u pelqen.

Eshte e drejta juaj, eshte e drejta ime, e kemi te mbrojtur me ligj, sic ka nje ligj shqiptaresh te pa shkruar, qe familja eshte e shenjte.

Shqiperia e re, nuk Duhet te kete urrejtje dhe dhune, perkundrazi Duhet te ofroj edukate dashuri respekt shprese.

Me Shpresen se me keni kuptuar dhe te gjithe respektin qe meritoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja)

Poll

MOS HUMB