Aktualitet

Efektivi i Policisë bie nga pallati, ende nuk dihen shkaqet

Efektivi i Policisë është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

k.m.
Efektivi i Policisë bie nga pallati, ende nuk dihen shkaqet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 57-vjeçar, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor, ka rënë nga një pallat. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Efektivi i Policisë është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB