TIRANË- Sindi Salaj, gazetarja që humbi bashkëshortin në askidentin tragjik mbrëmjen e së dielës, ka reaguar mes dhimbjes për ikjen dhe kujtimet që i la pas Orneli. Në një reagim në Instagram, me fjalë të ndjera, Sindi shprehet se do të mësojë të jetojë me dhimbjen, për të dhe vazjën e tyre, pasi thotë se plaga në shpirt nuk do t'i shërohet kurrë.
"Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s'besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart. Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin", shkruan Sindi Salaj.
Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit, ku si pasojë humbi jetën 29-vjeçari Ornel Caushaj, ndërsa bashkëshortja e tij Sindi Salaj, mbeti e plagosur. Sindi me profesion gazetare, është nënë e një vajze dy vjeçare. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI