Aktualitet

Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë! Autori: Besmiri më dhunoi babain, nuk durova...

Toromeni ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji.

F.I
Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë! Autori: Besmiri më
Besmir Kumria

DIVJAKË-Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Xhesion Toromeni, 25 vjeç ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.

“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”,-është shprehur autori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB