Aktualitet

Kush kërcënoi dëshmitarët për Ballukun? Bardhi: Të fortët! Prokurori i SPAK: Ishin anëtarë të kabinetit

Kreu i grupit parlamentar të PD ritheksoi se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku, por gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u raportua se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar

F.I
Kush kërcënoi dëshmitarët për Ballukun? Bardhi: Të
Klodian Braho, Gazment Bardhi dhe Dritan Prençi

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshilllit të mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para. 

Bardhi duke përsëritur deklaratat e SPAK, nënvizoi se me masat e para ndaj Ballukut, kjo e fundit rrezikonte 10 vite burg, ndërsa me provat e reja që Prokuroria iu vendosi në dispozicion zv.kryeministrja rrezikon 35 vite burg. Kreu i grupit parlamentar të PD ritheksoi se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku, por gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u raportua nga TCH se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar përmbajtjen që është shpërndarë në media. Prençi ka thënë se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë.

Deklarata e Gazment Bardhit: Ajo që konfirmoi SPAK, është që situata penale ndaj Ballukut është rënduar së tepërmi krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Masa që në këtë moment të hetimit, nuk mbrojnë dot hetimin e paanshëm dhe të plotë nga prokuroria. Në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese dhe ndaluese në GJKKO ajo rrezikonte një dënim që shkonte deri në 10 vite, sot që flasim nëse provohen të akuzat, Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo tregon që jemi në situatë të rënduar. Prokurorët në një dëshmi tronditëse, i kanë vendosur në dispozicion Këshillit provat se si Balluku përmes dy formave, forma e parë përmes të fortëve që ata po hetojnë, nëse bëhet fjalë për persona të krimit është në hetim, dhe rezervuan të drejtën për të mos dhënë detaje. Kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku,. Dhe forma e dytë, përmes zyrtarëve të lartë publik, që së pari duke kërcënuar dëshmitarët se do t’i hiqnin nga puna ata që dëshmonin kundër Ballukut, është nënë, edhe babanë, dhe pasi kishin dështuar me kërcënimin i kishin ofruar para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë.

Poll

MOS HUMB