VLORË- Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë fillimviti qytetin e Vlorës, ku Llogora Xhebro i mori jetën bashkëshortes së tij, Sose Xhebro, me të cilën kishin filluar procedurat e divorcit. ZËRI ka siguruar foto të çiftit dhe detaje nga ngjarja e rëndë, që ndodhi në banesën e tyre në zonën e Orikumit.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.
Sipas asaj që raportojnë burime nga grupi hetimor, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen.
“Në datë 02.01.2026, rreth orës 13:30 jemi njoftuar nga urgjenca Kombëtare, se në Orikum kishte marrë për ndihmë mjekësore shtetasen Bozhe Bozhani, rreth 48 vjeç, ku kanë konstatuar në trupin e saj ( në pjesën e grykës ) dhe trup, shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna që është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti i saj shtetasi Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç. Kjo shtetase ka ndërruar jetë në banesë.
Rreth ores 13:50, ne momentin qe sherbimet e policise kane shkuar ne banesen e shtetasit Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç, kanë konstatuar të vetvrarë me armë zjarri shtetasin Llogara Xhebro dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje!”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Policisë së Vlorës.