TIRANË-Protestuesit kanë sjellë një betoniere në ditën e 20-të protestës për Zvërnecin para kryeministrisë, në shenjë revolte për qiratë dhe çmimet e apartamenteve dhe mënyrës së pastrimit të parave në beton. Çmimet e qirave në Shqipëri dhe banesave po rriten me ritme rekord, duke e bërë gjithnjë e më të shtrenjtë jetesën sidomos në kryeqytet.
Ndër raportimet e fundit dhe deklaratave të ekspertëve, një ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të strehimit në Tiranë është edhe pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit.
Kjo nuk është hera e parë që protestuesit shfaqen me mesazhe simbolike, ku më herët kanë sjellë edhe gomone në tubimin për Zvërnecin para kryeministrisë, në shenjë revolte për emigrantët që janë larguar prej vitesh apo krevat të vendosur në shkallët e Kryeministrisë, duke e përdorur si simbol të banesave bosh në Shqipëri./ZËRI