Aktualitet

“Më detyruan të shisja drogë”, i riu shqiptar dënohet me 3 vite burg

I riu tha para gjykatës se ai ishte një viktimë e trafikut të drogës dhe u detyrua të shiste drogë.

I.F
“Më detyruan të shisja drogë”, i riu shqiptar
Olsi Gjurra

LONDËR- 21-vjeçari shqiptar Olsi Gjurra, i cili u arrestua duke shitur drogë në Sleaford është dënuar për 3 vite e gjysmë burg. Gjurra akuzohej për posedim kokaine dhe trafik droge. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, autoritetet angleze zbuluan 127 doza kokaine gati për shitje.

I riu tha para gjykatës se ai ishte një viktimë e trafikut të drogës dhe u detyrua të shiste drogë. Por, sipas autoriteteve britanike në telefonin e tij u zbuluan më shumë se 8000 mesazhe, me të cilët ai kishte komunikuar me persona të ndryshëm në lidhje me shitjen e drogës.

Gjurra rezultoi fajtor për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Për shkak se ai dëshmonte se ishte i detyruar të shiste drogë shumë përkthyes shqiptarë dhe autoritetet e drejtësisë britanike u përfshinë në këtë rast, ku dhe dolën në përfundimin se Gjurra është fajtor dhe dëshmia e tij u hodh poshtë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB