Aktualitet

"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen Bank: Hoqi paratë nga llogaria pa më njoftuar fare (Faktet)

Por, banka pa kontaktuar me klientin e saj, tërheq shumën që u transferuar gabim, por edhe pjesën e mbetur që ai kishte në llogarinë e tij bankare, që nuk kishte lidhje me pagën e kaluar gabim.

I.F
"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një qytetar ka rrëfyer një tjetër shkelje të Raiffeisen Bank dhe politikave të privatësisë që banka duhet të ketë me qytetarin. Ai ka denoncuar për “ZËRI” se “Raiffeisen Bank” ka kaluar në llogarinë e tij një shumë me mbishkrimin “Shpërblim dhjetori nga kompania”, por çfarë ndodhë pas kësaj? Punonjësja e kompanisë ku ai punonte e telefonon duke e njoftuar se në fakt ka ndodhur një gabim me shumën e transferuar dhe se duhet t’i rikthejë paratë.

Pasi qytetari dhe punonjësja e kompanisë bien dakord për t’u takuar, ajo nuk e pret këtë të fundit dhe kontakton bankën për ta lajmëruar për gabimin e ndodhur. Por, banka pa kontaktuar me klientin e saj, tërheq shumën që u transferuar gabim, por edhe pjesën e mbetur që ai kishte në llogarinë e tij bankare, që nuk kishte lidhje me pagën e kaluar gabim. Sipas klientit dhe juristëve që vetë qytetari thotë se është konsultuar, banka nuk ka të drejtë të ndërhyjë në llogarinë personale, por duhet të njoftohet për çdo veprim që kryhet në llogarinë e tij.

Qytetari shprehet se prej muajit dhjetor kërkon që të kontaktojë me bankën duke i kërkuar shpjegime për këtë veprim të paautorizuar në llogarinë e tij, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncimi i plotë shoqëruar me dokumentet përkatëse:

“Përshëndetje!

Më datë 26 Dhjetor, më vjen njoftimi nga app i “Raiffeisen Bank” se në llogari ka kaluar shpërblimi për muajin dhjetor (siç tregohet edhe në fotot bashkangjitur) dhe sigurisht që, kur nuk ke burime të tjera të ardhurash, mezi e pret. Kështu që shkova i tërhoqa.

Çfarë ndodh? Pas 2 orësh më telefonojnë nga financa e punës dhe më thonë “është kaluar gabim dhe duhet ti kthesh”. Ok, i them, do vij dhe do flasim.

"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen
Denoncimi

Por punonjësja pa më pritur në takim, kontakton bankën dhe i thotë “pagë e kaluar gabim”, ndërkohë që nuk ishte pagë por shpërblim. Dhe banka pa asnjë njoftim, as me sms, as me telefon, as me e-mail, ndërhyn në llogari dhe e çon –shumën që kisha tërhequr dhe pjesën që kisha lënë.

Unë e kuptoj deri diku punën, për gabimin, dhe çështja mund të zgjidhej mes nesh! Por ndërhyrja e bankës direkt në llogari, që supozohet personale dhe për çdo lëvizje në të duhet të njoftohem, më duket ABSURDE! (Edhe sipas juristëve që kam konsultuar) Sepse nuk kam kredi në atë bankë, as overdraft dhe nuk ka as vendim gjykate dhe as përmbarimi. Edhe nëse do të kishte llogaria do të bllokohej dhe do të çohej MINUS.

"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen
Denoncimi

Shpjegimi i juristëve:

"Një bankë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në llogarinë tuaj personale pa ju njoftuar më parë, përveçse në raste të caktuara të përcaktuara nga ligji ose marrëveshja që keni me bankën.

Ja disa raste kur kjo mund të ndodhë:

- Marrëveshje në kontratë: Nëse keni një marrëveshje kontraktuale që i lejon bankës të mbajë fonde nga llogaria juaj për pagesa, kredi apo detyrime të tjera financiare, banka mund të veprojë sipas kësaj marrëveshjeje.

- Urdhër i një gjykate: Nëse një autoritet ligjor urdhëron bllokimin ose tërheqjen e fondeve nga llogaria juaj (p.sh., për borxhe ose gjoba të papaguara), banka është e detyruar ta zbatojë atë.

- Mbajtja e komisioneve bankare: Banka mund të tërheqë tarifa ose komisione për shërbimet e ofruara, për sa kohë që kjo është e parashikuar në kontratë.

- Parandalimi i aktiviteteve të dyshimta: Në raste të veçanta, për të parandaluar pastrimin e parave ose aktivitete të paligjshme, banka mund të bllokojë përkohësisht fondet dhe t’ju njoftojë më pas".

Asnjë prej rasteve të mësipërme nuk kanë lidhje me mua.

Kam që prej dhjetorit që i dërgoj e-mail bankës për sqarime por asnjë përgjigje ende. I kam edhe telefonuar por ende asgjë.

"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen
Denoncimi

Për shkak të kësaj situate, kam anulluar pagesa të tjera që do duhej të më vinin në këtë llogari plus edhe problemet shëndetësore që më ka shkaktuar (ankth dhe shqetësim) pasi mu desh të bindja edhe familjarët që nga ana ime nuk ishte bërë asnjë veprim i padrejtë apo i fshehtë.

Edhe një herë! Çdokush që do të shihte në njoftim “Shpërblim dhjetori nga kompania”, do të tërhiqte shumën ndërsa nëse është bërë gabim nuk është aspak faji im. Dhe çdokush mban përgjegjësi për gabimet e tij.

"Më futi duart në llogari"/ Qytetari denoncon Raiffeisen
Denoncimi

Ndërsa marrëdhënien me punëdhënësin e rregulloja unë, jo banka! Kjo e fundit është mirëmbajtëse e llogarisë sime për të cilën paguhet çdo muaj dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë pa lejen time, pa më njoftuar! Mbi të gjitha të heshtë sepse e ka kuptuar gabimin dhe nuk ka çfarë përgjigje të më japë!

Me pak fjalë! Të fus duart në xhep dhe nuk të them asgjë!”, shkruan qytetari./ZËRI

Poll

MOS HUMB