
FOTO ILUSTRUESE
KORÇË- Një 29-vjeçar është plagosur me thikë këtë pasdite në Korçë. Mësohet se i plagosuri, Kostika Ruko është sulmuar nga dy persona të maskuar pranë Liceut në lagjen numër 2 të qytetit.
I riu është plagosur në barkë dhe në krahë, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur t’i njohë personat që e kanë sulmuar.
“Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia./ZËRI
Poll