Aktualitet

"Më ke bllokuar rrugën"! Sherri për makinën, Eduart Afmataj nxorri çiften dhe vrau Artur Çangun, njoftoi policinë dhe u arratis

Afmataj ka dalë nga banesa dhe ka debatuar me të, duke pretenduar se automjeti i kishte bllokuar rrugën.

F.I
"Më ke bllokuar rrugën"! Sherri për makinën,
Viktima Artur Çangu dhe autori Eduart Ahmataj

FUSHË-KRUJË-Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme (10 prill) në Nikël, ku Artur Çangu u vra me armë zjarri nga Eduart Ahmataj. Ky i fundit rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se është dhëndër te kushërinjtë e Çangut, por palët prej rreth dy vitesh kishin konflikt pronësie. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit për parkimin e makinë së viktimës. 41-vjeçari Artur Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin pranë saj. Afmataj ka dalë nga banesa dhe ka debatuar me të, duke pretenduar se automjeti i kishte bllokuar rrugën.

Fillimisht palët janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Afmataj ka ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Trupi i pajetë i Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon, i shtrirë përmbys dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Autori ndodhet në arrati, ndërsa policia po punon për kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB