Aktualitet

“Më kërcënohet jeta në Shqipëri”, Britania rrëzon kërkesën e Maksim Çelës për azil

Në argumentin e tij, Çela ka thënë se nëse kthehet në Shqipëri, atij i duhet të qëndroj brenda si në një bunker, duke u shprehur se kjo nuk është jeta që ai do. Po ashtu, në argumentin e tij ka përfshirë edhe dy nongratat e Sali Berishës.

I.F
“Më kërcënohet jeta në Shqipëri”, Britania
Maksim Çela

ANGLI- Maksim Çela vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë ka humbur apelin për të fituar azil në Britaninë e Madhe. Çela, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares nuk iu morën në konsideratë pretendimet se i rrezikohej jeta në Shqipëri dhe se Home Office, ministria e punëve të brendshme angleze duhet t’i jepte azil. Po ashtu, ai tentoi të hedhë në erë me eksploziv edhe stadiumin Roza Haxhiu.

Sipas “Top Channel”, në vendimin e dhënë prej tribunalit të apeleve të emigracionit në Londër këtë të premte, është rrëzuar vendimi i tribunalit të parë të çështjeve të emigracionit në 19 qershor 2023. Në të tilla kushte gjyqtari Jeremy Rintoul i dha të drejtë refuzimit të azilit prej Home Office. Argumenti kryesor i Çelës ishte se ai atij i rrezikohet jeta në Shqipëri.

“Familjet e antarëve të bandës së Lushnjës janë sulmuar. Vëllai im mundi të qëndronte në Shqipëri, nuk ishte shënjestruar, dhe se gruaja dhe vajza e tij kishin qëndruar për disa vite, por ishin zhvendosur herë pas here. Ata e bënë këtë sepse nuk kishte njeri tjetër që të më sillte ushqim dhe gjëra në burg. Për këtë nuk kam kërkuar të siguroj dokumente nga Policia e Lushnjës. Po t’i kisha kërkuar, mund të mos kisha mundur t’i siguroja”.

Në argumentin e tij, Çela ka thënë se nëse kthehet në Shqipëri, atij i duhet të qëndroj brenda si në një bunker, duke u shprehur se kjo nuk është jeta që ai do. Po ashtu, në argumentin e tij ka përfshirë edhe dy nongratat e Sali Berishës.

“Kryeministri i kohës kur unë jam dënuar e kanë shpallur Non Grata në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se paçka gjërat në Shqipëri janë përmirësuar ka prap vend për të përmirësuar aspektet e sigurisë. Pas publikimit të lajmeve për mua nga media britanike më janë shtuar kërcënimet. Në një vend ku një polic mund ta korruptosh me 50 euro kjo do të thotë rrezik për jetën time dhe se mbrojtja ndaj meje nuk mund të jetë efektive në një vend me krim dhe korrupsion”.

Por, tribunali i emigracionit në Londër ka arritur në përfundimin se ndaj Maksim Çelës nuk ka asnjë lloj kërcënimi për jetën e tij në Shqipëri, gjë e cila do t’i mundësonte qëndrimin në Britaninë e Madhe e kështu dëbimi i tij nuk përbën asnjë problem apo shqetësim. Ai ka 21 ditë kohë për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Zbulimi Maksim Çelës në Angli

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000. Gazeta The Sun, ka ndjekur prej vitit 2023 çështjen e tij dhe i ka dedikuar një artikull se si një kriminel i kalibrit të Maksim Çelës, hyri në Angli në prill 2023 dhe aplikoi për azil. Në të njëjtin vit The Sun ndoqi seancën gjyqësore kur Çela në një gjykatë emigracioni kishte kërkuar liri me kusht deri sa ti shqyrtohej kërkesa për azil.

Ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli. Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.

The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë. Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri. Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit.

Ky zhvillim e ka vendosur Maksim Çelën në faqen e parë të gazetës The Sun online me Titull:

“Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar, beteja e The Sun për të hequr anonimatin”.

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë në Angli. Ia ekzekutoi në 2000 banda e Aldo Bares

Mbërritja ilegalisht në Angli e Maksim Çelës anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjës, ka risjelle pas 25 vitesh, dimensionin brutal të vrasjes të oficerit të policisë Klenti Bano. Gazeta ‘The Sun’ e cila zbuloi futjen në Angli me pasaportë false nga Spanja të Maksim Çelës në 2023, e më pas të kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, ka mundur të intervistojë nënën e Klenti Banos.

Për herë të parë pas vrasjes të djalit më 14 Prill 2000 në qytetin e Lushnjës, organizuar prej Enver Dondollakut, Maksim Çelës dhe Dritan Vilës, nëna e Klenti Banos, ish-mësuesja e matematikës, Katia Bano ka thyer heshtjen.

Në rrëfimin e saj të parë për The Sun te cilit i referohet Top Channel, 77-vjeçarja Bano shprehet se “vrasja e djalit Klenti Bano ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit”.

E pyetur për mbërritjen në Angli të vrasësit të djalit të saj ajo ka bërë këtë pohim për ‘The Sun’.

“Jam e habitur sesi Maksim Çela arriti të hyjë në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë tani atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka një jetë të re atje dhe djali im prehet në varrin e tij”, shprehet 77-vjeçarja./ZËRI

Poll

MOS HUMB